Izolim i impianteve të biogazit
Nevoja për sigurimin e efikasitetit maksimal të energjisë përball ndryshimeve klimatike ka çuar në zhvillimin e impianteve të përpunimit të Biogazit.
Për të arritur performancën optimale, projekti vlerësohet nga pikëpamja teknologjike, ekonomike dhe ekologjike. Qëllimi kryesor i së cilës është mbrojtja e mjedisit përmes zëvendësimit të karburanteve konvencionale, nuk mund t’i kishte rrjetet e saj mekanike të paizoluara. Izolimi industrial është pjesë e funksionimit në mënyrën e duhur të projekteve të tilla.
Pyetjet që Bëhen më Shpesh
Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.
Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.
Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.