Izolim i rrjeteve me k-flex të bardhë
Përdoret në sistemet e brendshme të ftohjes, ngrohjes, konservimit, ngrirjes dhe ngrirjes së thellë me koeficient përçueshmërie termike λ= 0,034 – 0,040 W/Mk dhe difuzion të avullit të ujit μ ≥ 3000 – 10000. Gama e temperaturës së operimit është nga -40 ˚C deri në +116 ˚C.
K-flex i bardhë përdoret për izolimin e pajisjeve shtesë të rrjeteve të ngrirjes së thellë (valvola – fllanxha – pompa – filtra), të cilat kërkojnë mirëmbajtje periodike dhe nuk janë të përshtatshme për t’u izoluar me injeksion poliuretani dy përbërës. Ky lloj izolimi ka një rezultat estetik të shkëlqyer.
Pyetjet që Bëhen më Shpesh
Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.
Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.
Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.