Izolim i tubave të ajrit
Izolimi i tubave të ajrit bëhet për të reduktuar humbjet termike (90% ulje) si dhe kostot operative. Izolimi bëhet me material fleksibël (të tipit armaflex) lesh xhami dhe lesh guri me densitet të ulët (~ 40 kg/m³).
Veshja e tyre bëhet me fletë alumini të punuar 0,6 – 0,8 mm në varësi të prerjes së tubit ose me fletë metalike të zinkuar me trashësi 0,6 mm. Hidroizolimi i jashtëm është shumë i rëndësishëm dhe bëhet duke përdorur kordonin ngjitës i cili aplikohet në brazdën e tubit.





Pyetjet që Bëhen më Shpesh
Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.
Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.
Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.