Izolim i tubave me K-flex të veshur me fletë alumini
Përdoret kryesisht në sistemet e ajrit të kondicionuar. Pas vendosjes së rrjetit dhe testimit hidrostatik, izolimi fleksibël pritet për së gjati. Duke aplikuar ngjitësin organik në skajet e izolimit dhe vendosjen e tij në tub, arrijmë ngjitjen optimale. Ngjitësi vendoset përgjatë dhe perimetrikisht për të përjashtuar mundësinë e kondensimit. Veshja realizohet me llamarin alumini për mbrojtjen mekanike të izolimit, vetëm për rrjetet e jashtme.













Pyetjet që Bëhen më Shpesh
Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.
Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.
Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.