Izolim i Tubacioneve dhe Pajisjeve
Izolimi bëhet me lesh guri ku trashësia dhe dendësia përcaktohen sipas temperaturës së funksionimit. Toleranca e leshit të gurit i afrohet 1000 ˚C. Pllakat mbërthehen fort duke veshur të gjithë strukturën për të siguruar qëndrueshmëri dhe izolim maksimal. Veshja varet nga mjedisi:
- Në industrinë kimike dhe atë ushqimore vendosim fletën INOX AISI 304 me trashësi 0,6 – 0,8 mm.
- Në zonat bregdetare dhe në industri të tjera veshja behet me alumin të punuar ose llamarina të galvanizuar me trashësi 0,8 – 1,00 mm.






Pyetjet që Bëhen më Shpesh
Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.
Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.
Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.