Izolim i rrjeteve të ujrave të nxehtë dhe zjarrëfikës

Në tubacionet e zjarrfikëseve, duhet të vendoset një tel ngrohës përpara izolimit. Materiali izolues ndryshon në varësi të kushteve që mbizotërojnë në zonën e rrjetit. Veshja behet me lesh guri ose xhami dhe më pas mbulohet me fletë alumini. Mbulimi me fletë alumini është i nevojshëm për mbrojtjen e izolimit.

Pyetjet që Bëhen më Shpesh

Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.

Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.

Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.