Izolim i rrjeteve të avullit
Izolimi i tyre është i rëndësishëm dhe përfitimi energjitik është i madh. Për rezultate më të mira, rekomandohet që tubat e kthimit gjithashtu të izolohen. Izolimi i rrjeteve të avullit bëhet me lesh guri me densitet 100 kg/m³. Trashësia e izolimit varion në varësi të diametrit të tubit nga 50mm – 100mm. Izolimi i tubave të kthimit bëhet me lesh guri në densitetin 75 kg/m³ – 80 kg/m³, ndërsa trashësia varion nga 30mm – 70mm në varësi të diametrit të tubit.
Veshja bëhet me fletë metalike të punuar me alumin. Për izolim në industrinë ushqimore përdoret INOX AISI 304. Për pajisjet (valvola, fllanxha, filtra) përdoren kuti të ndara që përfshijnë izolimin. Kështu që pajisjet mund të mirëmbahen duke e hequr lehtësisht izolimin pa e shkatërruar atë.
Pyetjet që Bëhen më Shpesh
Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.
Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.
Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.