Izolim i rrjeteve të amoniakut
Izolimi i rrjeteve me amoniak – karbonat – glikol bëhet me injeksione të dy përbërësve poliuretani (poliol – izocianat). Trashësia e izolimit ndryshon dhe varet nga seksioni kryq i tubit (60 mm – 200 mm). Dendësia e poliuretanit është 45 – 50 kg / m³ me diapazon funksionimi – 60˚C deri +90 ˚C dhe përshkueshmëri ≤ 0,034 W/Mk.
Pyetjet që Bëhen më Shpesh
Cdo kujt i lind pyetja apo dyshimi mbi izolimin termik dhe efektivitetin e tij sepse nuk e shohin si një investim primar apo të nevojshëm derisa impianti apo sistemi i tyre funksionon. Por funksionaliteti dhe efektshmëria e izolimit termik është i padiskutueshëm.
Po izolimi termik është shumë i nevojshëm, ai shërben për mirë funksionimin e impianteve dhe sistemeve të ndryshme. Gjithashtu siguron mos humbjen e temperaturës apo energjisë e cila përkthehet në uljen e kostove.
Izolimi termik i sistemit apo impiantit është një investim i konsiderueshëm nga ana ekonomike, por si cdo investim patjetër që kostot që kthehen pas jane disa herë më të larta se kosto e investimit fillestar. Duke ju bërë të kurseni ne burimet e energjisë apo temperaturës. Kjo e ben këtë investim më se të nevojshëm edhe ekonomik.